Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar në lidhje me krizën ekonomike në vend.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Çupi shkruan se 46 % e popullsisë së Shqipërisë është e rriskuar nga varfëria dhe përjashtimi social.
Sakaq shton se ndërsa vendi është duke u varfëruar, propaganda pasurohet.
Postimi i plotë:
Eurostat nxjerr shifrat e dhimbshme për varfërinë në Shqipëri!
46 % e popullsisë së Shqipërisë ishte e rriskuar nga varfëria dhe përjashtimi social në vitin 2020 .
Të ardhurat e një familje janë përcaktues kyç i standardit të saj të jetesës dhe mund t’i pengojnë njerëzit të marrin pjesë plotësisht në aktivitetet shoqërore.
Për të pasqyruar këto dimensione të dhimbshme të varfërisë ose përjashtimit social, treguesi u matën me një nga tre format e mëposhtme të varfërisë ose përjashtimit social:
– Varfëria e të ardhurave;
-Varfëria e rëndë materiale dhe privimi social;
-Niveli shumë i ulët i vendeve të punës
Të dhënat për tre komponentët merren nga Statistikat e BE-së për të ardhurat dhe kushtet e jetesës (EU-SILC). Për te tre komponentët sëbashku Shqipëria është vlerësuar me gati gjysmën e popullsisë të rrezikuar nga varfëria. Propaganda ndërkohë pasurohet