Raketa e madhe kineze që rezultoi një tjetër produkt “skarco” i Superfuqisë Aziatike, ishte i dyti prodhim pas koronavirusit që doli prej Kinës dhe që i9 futi frikën thuajse të gjitha shteteve më të fuqishme.
Kjo raketë shkaktoi alarm të madh, sidomos në Italinë e dyshuar se ndodhej në trajektoren e saj, por në fund, gjithçka u mbyll mirë, pa qenë nevoja e Pentagonit për ta goditur raketën kineze të dalë jashtë kontrollit.
“Lunga Marcia5B” hyri në atmosferën e Tokës mbi Oqeanin Indian, në një zonë pranë ishujve Maldive. Asnjë fragment nuk përfundoi në fqinjin tonë përtej Adriatikut, duke bërë që italianët të merrnin frymë lirisht.
Departamenti i mbrojtjes civile e vëzhgoi përgjatë gjithë natës rikthimin e raketës, duke u mbështetur mbi të dhënat e ofruara nga Agjencia Italiane e Hapësirës.
Më të rrezikuarat konsideroheshin rajonet qendrore dhe jugore të vendit. Mendohet se në trajektoren e raketës ishin dhe disa pjesë të Sardenjës, Kalabrisë e Sicilisë.
“Lunga Marcia 5B” u lëshua në 29 prill për të dërguar në kozmos modulin e parë të stacionit hapësinore kinez “Tiangong” (Pallati Qiellor). Lëshimi u bë me bujë të madhe, por teknikët kinezë nuk i drejtonin dot pas misionit mbetjet e raketës në një rajon të caktuar.
Në këtë mënyrë, kthimi i pakontrolluar i raketës shkaktoi frikën se pjesë të caktuara të saj mund të binin në zona të banuara, raportonte “Daily Mail”.
Raketa e gjatë 30 metra me një diametër prej 5 metra, në momentin e lëshimit peshonte 18 tonë, një pjesë e madhe e të cilës u shpërbë dhe u dogj gjatë impaktit me atmosferën, por mbetën ende fragmente metali, të cilat u llogaritën se do të mbijetojnë edhe në temperatura shumë të larta.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/