Ministria e Shëndetësisë ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me rastet e infektimit nga Covid-19.
Mësohet se kanë rezultuar me covid 564 qytetarët si dhe ka pasur një humbje jete.
Sakaq janë shëruar 232 të shëruar në 24 orët e fundit.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 564 qytetarë, në këto bashki:
160 në Tiranë, 34 në Lushnje, 31 në Durrës, 29 në Kavajë, 27 në Vlorë, nga 24 qytetarë në Divjakë, Lezhë, 20 në Shkodër, 16 në Sarandë, 13 në Fier, nga 12 qytetarë në Korçë, Devoll, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, Elbasan, 9 në Patos, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Kamëz, Mallakastër, Përmet, nga 5 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Himarë, Pogradec, Berat, nga 4 qytetarë në Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Delvinë, Maliq, Gramsh, nga 3 qytetarë në Dibër, Dimal, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Has, Tropojë, Selenicë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Klos, Skrapar.
Janë 3,204 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 232 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,571 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (13 Gusht 2022)
- Raste të reja ditore 564
- Të shëruar në 24 orë 232
- Të shtruar në spitale 22
- Humbje jete në 24 orë 1
- Testime ditore 1596
- Testime totale 1,941,032
- Raste pozitive 321,345
- Raste të shëruara 314,571
- Raste Aktive 3,204
- Humbje jete 3,570
- Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 1,053
- Fier 545
- Durrës 346
- Vlorë 304
- Gjirokastër 231
- Berat 138
- Elbasan 129
- Korçë 129
- Shkodër 121
- Lezhë 120
- Dibër 54
- Kukës 34