Dymbëdhjetë persona janë akuzuar si autorë pas vdekjes së Xhovan Pepajt në Tunbridge Wells. 25-vjeçari shqiptar u vra në dhjetor të 2021-it brenda një shtëpie bari në Angli. Ai u godit me thikë në zemër dhe nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.
Që prej ngjarjes, hetimet nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Kent dhe Essex ka çuar në arrestimin e 14 personave. Sipas hetuesve, kur mbërritën oficerët më vendngjarje gjetën një dritare të thyer dhe shenja të hyrjes me forcë në banesë.
Jonathan Hedges, 24-vjeç u arrestua më 11 gusht 2022 dhe është akuzuar për vrasje dhe përfshirje në plane grabitjeje. Ndërsa Fabian Szymula, 20-vjeç, nga Callan Grove, South Ockenden, Essex, ishte akuzuar më parë për përfshirje në plane grabitjeje.
Të dyshuarit e tjerë të përfshirë në vrasje janë: Ciaran Stewart, 18-vjeç, nga Curtis Road, Hornchurch; Donte Simpson-Palmer, 18-vjeç, nga Norfolk Road, Ilford; Mohammed Miah, 25-vjeç, nga Highfield Road, Romford; Nathan Turner, 28-vjeç, nga Myrtle Road, Brentwood; Zach Cutting, 23-vjeç, nga Roundhills, Waltham Abbey; Ray Renda, 21-vjeç, nga Sandringham Road, Pilgrims Hatch, Brentwood; Nathan Rainforth, 20-vjeç, nga Gloucester Road, Pilgrims Hatch; Bartosz Malawski, 26-vjeç, nga Hainault Road, Romford; Glen Hough, 51-vjeç, nga Larchwood Gardens, Brentwood dhe një djalë 17-vjeçar nga Ilford.
Burime bëjnë me dije se të rinjtë janë futur brenda shtëpisë që ruante Pepaj për të grabitur kanabisin, por kanë hasur në kundërshtinë e 25-vjeçarit dhe e kanë vrarë atë. Të dyshuarit u mbajtën në paraburgim pas paraqitjes në gjykatë dhe do të dalin përpara Gjykatës së Kurorës së Maidstone të hënën më 22 gusht.