Veliaj nga shkolla e re në Vaqarr: Mundësojmë standarde në arsim, do të ngelet edhe kur mos të jemi ne

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet në shkollën e re “Bedri Llagami” në Vaqar.

Veliaj tha se kjo shkollë do jetë një revolucion për zonën, pasi fëmijët do të kenë mundësi të jetojnë me standarde në arsim.

Sakaq shtoi se shkolla do të ngelet gjurmë e qeverisë edhe pasi të largohen nga pushteti, si dhe duhet siguruar që do t’i rezistojë kohës.

“Te shkolla “Bedri Llagami” po bëjmë vërtet një revolucion në Vaqarr. Revolucioni filloi që kur sollëm shërbimet e kopshtit dhe të çerdhes. Pastaj nga mundësia që na dha procesi i rindërtimit, lagjja e re në Vaqarr është populluar kryesisht me banorë që vërtet janë të ish-komunës Vaqarr, por të zonave më periferike e më të largëta. Atëherë argumenti ishte: Duke ardhur afër rrugës nacionale, duke qenë vetëm një stacion autobusi larg Kombinatit, duke i ruajtur gjithsesi tokat, ullishtet, pemëtarinë, blegtorinë që mund të kenë në këto zona të largëta, u jepet një shans, sidomos fëmijëve, jo vetëm që të jetojnë në një zonë shumë më afër civilizimit e urbanizimit, por sidomos me standarde në arsim. Në finale, llogjet dhe debatet i merr era! Pyetja është çfarë ngelet?

Kjo shkollë do ngelet edhe kur mos të jemi ne. Ndaj, them që ne jemi ndarë në dy grupe: Grupi që punon dhe grupi që merret me llafe. Grupi që merret me llafe atë punë ka bërë tërë jetën. Ne që punojmë duhet të sigurohemi që lëmë pas një gjë që do i rezistojë kohës, do jetë më e bukur, më e madhe dhe më e fortë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *