Na ka ndodhur gjithmonë që kur hipim në ashensor të gjejmë një pasqyrë brenda. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten se pse ndodhet një pasqyrë në ashensor?
Qoftë kur është nga ana e jashtme apo brenda, duket sikur pasqyra shkon bashkë me ashensorin, madje me arsye të fortë. Duke pasur parasysh që pritja është diçka që shumicën e njerëzve e nevrikos, njerëzit e mençur kanë shpikur zgjidhjen se si atë pritje ta bëjnë të përballueshme, shkruan Coriosity. Pikërisht për këtë shkak shumica e ashensorëve në afërsi të tyre apo brenda kanë pasqyrë të madhe.
Ky është një truk psikologjik, i cili e largon nga mendja pritjen. Në të vërtetë, hulumtimi tregon se si shumica e njerëzve humb kuptimin mbi kohën derisa me interesim shikojnë veten dhe aktivitetin e vet, pa marrë parasysh se sa individi është narcist, pasqyra i preokupon njerëzit.
Përmirësimi i flokëve… Vështrimet psikologjike tregojnë që njerëzit në situatën me të cilën janë të ballafaquar para pasqyrës gjithmonë gjejnë diçka të bëjnë. Kështu shumica përmirësojnë flokët, ndërsa të tjerët aktivitet të preferuar kanë të shikojnë nëse u ka mbetur ushqimi midis dhëmbëve, shikojnë dukjen e fytyrës por edhe përmirësojnë grimin.