Aktorja shqiptare bllokohet në ashensor, policia dhe zjarrëfikësit refuzojnë ta ndihmojnë

Aktorja Hajat Toçilla, ka ndarë për ndjekësit e saj një situatë jo të këndshme që i ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë. Mësohet se aktorja  ka ngecur brenda në një ashensor në qytetin e Prizrenit.

Më anë të një postimi në rrjete sociale, Toçilla  ka thënë se policia, zjarrfikësit e KEDS kanë refuzuar ta ndihmojnë atë. Aktorja u shpreh se në ashensor ka mbetur brenda më shumë se 30 minuta derisa familjarët e saj e kanë kërcënuar përgjegjësin e ashensorit i cili më pas ka hapur ashensorin.

“Sot në Prizren e kuptova sa e pambrojtur jam prej shtetit! Policia e Kosovës, zjarrfikësit, KEDSi refuzuan të më ndihmojnë të dal prej ashensorit ku mbeta rreth 30 minuta (mos më shumë) shkaku i ndërprerjes së rrymës elektrike.

Në ashensor nuk kishte numër të ndonjë servisi për këto raste, policia refuzoi të më ndihmojë duke me drejtuar tek përgjegjësi i ashensorit, zjarrfikësit nuk e dinin as ku është ambulanca në qendër, KEDSi na tha të presim deri në ora 14:00/15:00 qe i binte 3-4 orë, e përgjegjësi i liftit e mohonte përgjegjësinë e tij, deri sa u kërcënua prej familjarëve (që për fat i kisha aty) se do të lajmërohej në polici, në atë moment llampa e Aladinit ja shpiku çelsin. Urime liberalizimi i vizave”, ka shkruar Hajat Toçilla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *