Admir Bejo është 46-vjeçari që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Kuçovë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji”. 46-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital teksa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:30, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën. Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi A.B dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.