Ekspertët i bëjnë thirrje prindërve: 2 gjërat që s’duhet të bëni kurrë në rast se fëmija juaj po mbytet

Përkujdesi ndaj fëmijëve është një proces shumë kompleks, i cili i vendos prindërit para shumë përgjegjësive dhe një vigjilence absolute 24 orë në 24 orë. Por, jo gjithmonë arrijnë të kenë situatën nën kontroll. Mjafton një moment i humbjes së vëmendjes dhe fëmija juaj mund të gjendet në një situatë të rrezikshme siç është mbytja. Kjo lidhet edhe me natyrën kureshtare të fëmijëve që kanë dëshirë të luajnë dhe u pëlqen të fusin në gojë gjithçka.

Duhet të dini se bllokimet e rrugëve të frymëmarrjes nuk janë të gjitha njëlloj, disa prej tyre janë të pjeseshme, kurse të tjera të tjera janë të plota. Kur bllokimi është i pjesshëm, buzët e fëmijës janë në ngjyrë blu mavi, ai kollitet dhe shtrëngon fytin për të treguar që ka diçka që s’shkon..

Këto janë 2 gjërat që nuk duhet të bëni kurrë në rast se fëmija juaj rrezikon të mbytet:

1- Nuk duhet ta ktheni kurrë fëmijën me kokë poshtë. (Koka është pjesa që peshon më shumë në trupin e tij dhe kur e ktheni me kokë poshtë rrezikoni që t’i krijoni fraktura në kockat e qafës.)

2- Nuk duhet të vendosni kurrë një dorën në gojë dhe me tjetrën të shtrëngoni fytin. (Kur një fëmijë po mbytet, ai ka nevojë për ajër dhe jo t’ia bllokoni atë.)

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *