“Bëni dashuri jo luftë” ishte slogani i njohur i viteve 1960 dhe ky është mesazhi është dhënë edhe ditët e sotme, nga një grua ruse dhe një ukrainas pasi i bashkoi dashuria kur vendet e tyre te lindjes janë në luftë. Tatiana Filippova dhe Yuri Kalmikov u kurorëzuan në martesës në një peizazh idilik në skelën e hotelit në Molyvos Lesvos.
Pas përfundimit të ceremonisë, çifti dërgoi urime për dashuri dhe paqe për të gjithë botën, duke thënë se “vështirësitë më të mëdha kalohen me dashurinë, e cila është më e fortë se lufta”, përcjell albeu.com.
Organizatorja e dasmës, zonja Gabriela Vati, është prekur veçanërisht nga ceremonia duke thënë se “brenda një jave u bë një dasmë, fëmijët erdhën për pushime nga Belgjika dhe vendosën të martohen. Çifti është shumë i veçantë, janë nga Rusia dhe Ukraina. Ata vendosën të bashkojnë jetën e tyre, në mënyrë që dashuria dhe jo lufta të fitojë.”