Një shtetas 48-vjeçar u kap nga policia pas disa orësh kërkim, arrestimi i këtj shtetasi u krye për arsyen se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.
Veprimi i shtetasit Sh.S u filmua nga pushuesit dhe u postua në rrjete sociale, postim ky që u bë provë për policinë .
Pas kërkimeve nga Policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Sh. S., për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.