“Djemtë e Londrës”/ Salianji për “The Sun”:

“Djemtë e Londrës” vënë në lëvizje jo vetëm policinë por edhe mediat, së fundmi  “The sun” media angleze  zbarkuan në Tiranë, ku morën në pyetje Drejtorin e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku dhe deputetin e  Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Marrja në pyetje e këtyre  dy figurave nga gazetarët britanik  erdhi pas një raporti alarmant të publikuar së fundimi ku citohej se nga emigrantë  që kalonin ilegalisht 40% ishin shqiptarë ose thënë ndryshe nga 10 emigrantë 4 prej tyre vinin nga vendi i shqiponjve

Saimir Boshnjaku tha për mediat angleze se :

“Njerëzit që bëjnë para nga droga kthehen këtu duke ngarë Maseratis dhe Mercedes dhe blejnë një vilë të madhe në fshat . E di që imigracioni i paligjshëm është një shqetësim i madh dhe mund t’ju siguroj se po bëjmë çmos për t’i dhënë fund. “Kur një shtetas shqiptar deportohet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ne i marrim në pyetje dhe kontrollojmë nëse kërkohet për ndonjë akuzë. Nëse janë, i dërgojmë në burg. Atyre që kanë emigruar ilegalisht u ndalohet udhëtimi duke i penguar ata të largohen nga vendi. Përpunimi i kaq shumë njerëzve nuk është i lehtë për ne, kështu që ne i jemi shumë mirënjohës qeverisë britanike për këtë stacion të ri policie”

Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thekson faktin se korrupsioni është endemik dhe gangsterët që merren me kokainë kanë kontroll të hekurt duke e krahasuar Shqipërinë me narko-shtetet e Amerikës Latine.

“Nuk është befasi që kaq shumë njerëz po shpërngulen në Britani pasi kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë. Ajo që është befasuese është se sa pak po bën qeveria për këtë. Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem i madh për Shqipërinë. Për shkak se kaq shumë njerëz po largohen, kjo po shkakton një fatkeqësi ekonomike. Ka qytete dhe fshatra të tëra ku nuk do të gjesh njeri nën moshën 40-vjeçare, siç janë larguar të gjithë të rinjtë. Një raport i OKB-së ka deklaruar se popullsia e Shqipërisë do të bjerë nga 2.8 milion në një milion në shekullin e ardhshëm dhe është e vështirë të imagjinohet ndikimi që do të ketë. Por përballja me kriminelët nuk duket të jetë prioritet për qeverinë. Në vend të kësaj, kryeministri Edi Rama po propozon një ‘amnisti fiskale’ që do t’u lejonte shqiptarëve që jetojnë jashtë të kthejnë deri në dy milionë euro pa u hetuar. Qeveria dëshiron t’i taksojë këto para me shtatë për qind, por është e qartë se një sistem i tillë do t’i lejojë kriminelët të pastrojnë paratë e tyre të pista”, është shprehur Salianji.

Shqiptarët po  ndërmarrin një udhëtim të rrezikshëm duke shpresuar për një jetë më të mirë në Britani – por nuk ka asnjë garanci për pasurim të shpejtë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *