Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, ku pretendon se i burgosuri Nuredin Dumani ka dalë jashtë burgut dhe mbrëmjen e djeshme ka qenë në Golem.
Në mesazh qytetari thekson se Dumani ka qenë qenë i shoqëruar nga policia, në orën 12:30.
Sakaq shton se i penduari i drejtësisë ecte rrugëve si një person pa frikë dhe pa problem me çantë në krahë.