Disa nga punët më të paguara në botë

Të gjithë duam punën më të mirë të mundshme dhe shumica e jetës kalohet në kërkim të një punë të mirë-paguar një pune ku ti të ndihesh mirë , pasi kjo është mënyra e vetme përmes së cilës mund të shigurosh një jetesë  disi të lumtur por  disa punë janë thjesht jashtë mundësive për shumicën, qoftë për shkak të nivelit të specializimit që kërkohet, apo vështirësisë së tyre. Kuptohet që këto këto janë njëkohësisht disa nga profesionet më të paguara në botë.

Punët më të paguara në botë:

Avokat

Juristët që përfaqësojnë çështjet e profilit të lartë, paguhen shumë mirë, prandaj ky profesion klasifikohet lehtësisht si një më të mirë-paguarit në botë. Edhe pse nuk do ta dimë kurrë saktësisht se sa fitojnë realisht bëjnë avokatët më të mirë, në SHBA ata fitojnë të paktën 150.000 dollarë në vit.

Zhvillues i Inteligjencës Artificiale

Kjo teknologji është ende në hapat e saj të parë. Dhe nuk është diçka që mund ta bëjnë të gjithë, edhe pse thuajse kushdo mund të shpenzojë disa orë në internet, dhe të përfitojë ca dije mbi programimet. Por vetëm në nivelin më bazik.

Kur të shkoni më tej, do ta filloni të kuptoni se informatika nuk është një specialitet i të gjithëve. Prandaj zhvilluesit e Inteligjencës Artificiale (AI), janë profesionistët më të lakmuar dhe të aftë të fushës së tyre. Nëse arrini të bëheni pjesë e kësaj fushe, dhe nëse banoni për shembull në SHBA mund të prisni të fitoni rreth 142.000 dollarë në vit.

Inxhinier nafte në platformat në det të hapur

Kjo punë ka sigurisht më shumë rreziqe për aksidente, sesa të tjerat e përmendura më lart. Por edhe pagesa për të është më e lartë. Aty mund të fitoni deri në 188.000 dollarë në vit. Sigurisht, këto të ardhura vijnë me rrezikun e të punuarit në një cisternë gjigante të naftës në mes të detit. Nga ana tjetër, punësimi aty nuk është aq i lehtë, pasi kërkon disa vite specializim në këtë fushë.

Anestezist

Askush nuk do të habitej nga fakti që ajo e kirurgut, renditet midis profesioneve më të paguara në mjekësi. Tek e fundit, operimi i njerëzve, dhe riparimi i anomalisë që ata mund të kenë në organet e tyre, kërkon një aftësi e rrallë. Megjithatë edhe në mesin e kirurgëve, ka dallime.

Dhe më të paguarit janë anestezistët. Ata që janë të specializuar në menaxhimin e anestezisë gjatë procedurave kirurgjikale. Mesatarisht, një anesteziolog në SHBA mund të fitojë 260.000-310.000 dollarë, kjo në varësi të përvojës që ka

Konsulent financiar

Ata nuk rrezikojnë të menaxhojnë vetë një kompani, por këshillojnë sipërmarrësit apo kompanitë e korporatave, se si të menaxhojnë paratë e tyre. Sigurisht, kjo me një çmim të lartë, pasi konsulentët financiarë mund të fitojnë deri në 500.000 dollarë në vit, sidomos nëse janë me përvojë të madhe. Por pagat e tyre vjetore mund të shkojnë deri në 900.000 dollarë, dhe kaq i paguan mesatarisht këshilltarët e saj kompania e njohur “Deloitte”.

 Vlerësuesit e rreziqeve

Ata merren me vlerësimin e çdo rreziku, nga ai i imazhit publik, si në rastin e vip-ave, deri tek rreziku për korporatat e mëdha. Në varësi të përvojës, një analist i rrezikut mund të fitojë më shumë se 500.000 dollarë në vit. Ndërkohë vlerësues të tjerë në fusha si sigurimi shëndetësor dhe administrimi i pensioneve, mund të fitojnë përkatësisht deri në 423.000 dhe 364.000 dollarë në vit.

Psikiatër

Psikiatria ka qenë gjithmonë një profesion i paguar, për shkak të vështirësisë së madhe. Diagnostifikimi i problemeve me trurin e njeriut, nuk kërkon studime të thelluara akademike, por kërkon gjithashtu të jesh vazhdimisht i përditësuar me studimet dhe teknikat më të reja. Sipas një raporti të Byrosë së Statistikave të Punës në SHBA, në vitin 2012 paga mesatare e një psikiatri ishte rreth 188.000 dollarë. Ndërkohë, ata me më përvojë mund të fitojnë deri në 300.000 dollarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *