Dy shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Bashkuar, pasi u kapën në një fermë kanabisi.
Shtetasit Arbri Dervishi dhe Francesk Markaj, të dy 26-vjeç ishin futur kontrabandë në vend me një kamion, ku më pas janë detyruar të punonin në fermë pasi kishin borxhe ndaj një grupi kriminal. Autoritetet kanë sekuestruar në total 105 bimë kanabisi të cilat në treg kapnin vlerën prej 12-32 mijë £
Raportohet se të rinjtë janë shfrytëzuar nga kriminelët që organizonin transportin e lëndës narkotike në Britaninë e Bashkuar.