Keni flokë të hollë, të dobët dhe të dëmtuar? 2 VAJRA tërësisht natyralë mund t’ju shpëtojnë

Flokët e hollë dhe të thatë, të dehidratuar nuk janë aspak të dëshirueshëm.

Tharja, plasaritja dhe derdhja eventuale ndikohen nga faktorë të ndryshëm, si kushtet e motit, stresi, ndryshimi i stinëve, dieta dhe të ngjashme.

Nëse po flasim për verën dhe për të shkuar në det, është e rëndësishme të theksohet se kripa e detit, dielli dhe klori që futet në ujë në pishina mund të jenë shumë të dëmshme për flokët.

Ka një sërë preparatesh që furnizojnë flokët me lëndë ushqyese që rikthen flokët, por ndryshimi i shpeshtë i tyre, për të gjetur të duhurin, mund të dëmtojë edhe flokët.

Sidoqoftë, mund t’i bëni vetë përgatitjet dhe t’i përdorni duke i përzier me shampo. Bëhet fjalë për vajra esenciale të mandarinës dhe rozmarinës, të cilat mund t’i gjeni në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme, parfumeritë ose dyqanet e specializuara të vajrave esencialë.

Përgatitet duke përzier disa pika vaj esencial me 700 ml shampo dhe duke e tundur mirë shishen. Pas kësaj, lani flokët rregullisht me këtë përzierje.

Për shkak se përmbajtja e vajit është jashtëzakonisht e ulët, nuk ekziston rreziku i vajosjes së flokëve. Vajrat e përmendur janë shumë më të mirë se vaji i ricinit, për shembull, i cili është pak më i yndyrshëm. Pas një muaji përdorimi të rregullt, rezultatet do të jenë të dukshme.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *