Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar me homologun e tij italian, Rinaldo Melucci për të nënshkruan dokumentin e mirëkuptimin i cili do të çojë të dy qytetet drejt një marrëveshje binjakëzimi.
Veliaj tha se ndihej shumë krenar për këtë bashkëpunim në lidhje me Lojërat Mesdhetare në vitin 2026, si dhe Italia është një fqinj aleat i vendit.
“Jam krenar për këtë lidhje. Në qytetin tim janë 25 mijë italianë që punojnë dhe jetojnë me ne. Përgjatë 30 viteve kemi bërë hapa të mëdhenj. Ishim pothuajse Koreja e Veriut e Europës dhe tani jemi një komb në zhvillim dhe kjo edhe me mbështetjen e vendeve mike, siç është Italia, sepse është komplet gjë tjetër të kesh fqinj që të sulmojnë,” u shpreh Veliaj.