Jeni të çuditur me Marrëveshjen e portit/ projektit të Durrësit? Aspak nuk duhet të jemi ! Historia është e destinuar të përsëritet, për një komb që e harron atë!
Përshembull, për të gjithë ato qe nuk e dinë Banka e parë Kombëtare (Qendrore dhe Tregëtare) Shqiptare u formua me 75% kapital italian dhe 25 % kapital jugosllav, zvicerian dhe belg, duke shmangur kështu çdo kontroll të shqiptarëve mbi bankën e tyre.
Përpjekja për një Bankë Qendrore nisi që me qeverinë e Ismail Bej Vlorës në 1913 por u realizua më 15 Mars 1925, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Themelimit të Bankës Kombëtare Shqiptare, nga Mario Alberti, si përfaqësues i grupit financiar italian dhe nga Mufid Bej Libohova, Ministri i Financave dhe i Jashtëm shqiptar, që përfaqësonte shtetin shqiptar.
Kushti i parë dhe shumë përcaktues për të “ruajtura pavarsinë “ e saj, ishte mënyra në të cilën do të shpërndahej kapitali i saj, ekuivalent me 12.5 milion franga ari. Kështu që jo vetëm që qeveria shqiptare u ndalua të kishte aksione në këtë bankë, por pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë u vendos gjithashtu në një maksimum prej 49 përqind, dhe 51 % të aksioneve do ti mbanin autoritetet financiare italiane.
Por kishte banka të vendeve të tjera (Belgjikë, Zvicër dhe Jugosllavi) të cilat gjithashtu kishin interes në këtë sipërmarrje dhe nuk kishin ndërmend të tërhiqeshin.
Për arsye geopolitike këto vende nuk mund të injoroheshin , por, nëse një kuotë e caktuar e aksioneve do t’ju jepej atyre nga kuota 51% që ishte vendosur te mbahej nga italianët, shqiptarët do të përfundonin si aksionerë të shumicës dhe rrjedhimisht menaxhues të bankës.
Megjithëse Italianët kishin hedhur poshtë përpjekjet kryesisht të Jugosllavëve , për të qenë pjesë, me arsyetimin se, me bekimin e Lidhjes së Kombeve, interesat e Italisë tani kishin përparësi, nuk ja arritën të ulin pjesëmarrjen e jugosllavëve, zvicerianëve dhe belgëve në bankë poshtë nivelit 25% përqind. Por në bashkëpunim me parinë e shqiptarëve pjesëmarrja e bankave Jugosllave Belge dhe Zviceriane u krye në kurriz të 49 % të aksioneve të rezervuara në Marrëveshje për Shqiptarët e cila u zvogëlua.
Udhëzime të qarta për këtë qëllim u dërguan nga Mussolini në 30 Mars tek Ministri Italian në Durrës .Sipas këtyre udhëzimeve, 30 përqind e kapitalit aksioner të shqiptarëve do të alokohej për shqiptarët që jetonin në Itali, ku nuk mungonte Emri i Eqerem LiIbohovës i i cili ishte Ambasadori shqiptar në Itali dhe vëllai i Mufid Libohovës, ministrit të financave . Kjo përqindje sic shprehet edhe i Ngarkuari me Punë për Zyrën e Jashtme Britanike në Shqipëri përfundoi në duar të italianëve.
“Unë jam i bindur që aksionet e nënshkruara nga shqiptarët do të dalin shumë shpejt në treg dhe se italianët do ti blejnë ato” shprehet britaniku në letër këmbimin zyrtar të kohës.
19%-shi i mbetur do të duhej të blihej nga Shqiptarët në Shqipëri të cilët nuk ishin mësuar të shikonin përtej gardhit të tyre, apo supës së darkës. Të prapambetur dhe mungesë së njohurive, duke e konsideruar veten të pafatë, edhe nevojtarë, i ruanin paratë në sunduk apo të varrosura në oborr shqiptarët jo fare cuditërisht nuk u paraqitën për të blërë qoftë edhe një akson të kësaj banke, kështu që edhe ky 19% u ble nga italianët.
Rezultati- 25 përqind e kapitalit ju alokua bankave jugosllave, zvicerane dhe belge, 75 përqind mbahej direkt ose indirekt nga Italianët .
Shqiptarët kështu lanë në dorë të italianëve drejtimin e politikës monteare e cila u orjentua më së shumë drejt stabilitetit monetar sesa zhvillimit. Sipas mendimit të Pernack ekonomist i shquar i kohës,“ politikat monetare dhe të kreditit të ndjekura nga Banka Kombëtare e Shqipërisë tregojnë se ajo nuk ishte aq e interesuar për një politikë e cila siguronte rritje ekonomike por për stabilitetin e vlerës së monedhës dhe rritjen e përfitimit të Bankës. Qasja e kujdesshme e bankës emetuese, sipas Pernack, “frenoi qëllimisht rritjen e një sistemi adekuat të kreditit dhe nevojave për kapital në vend, duke e lënë Shqipërinë një vend të prapambetur dhe të pazhvilluar ekonomikisht”.
Marrëveshja e portit te Durrësit, sido që të jetë I ngjan kërcimit të balerinës pa të mbathura, përpara Historisë ekonomike e cila tregon që kemi qenë gjithmonë të zhveshur cullak në shitje.
Arabëve hallau u dhëntë mëshirë
të mendojnë edhe për fakirë !