Koncerti i organizuar për reperin Noizy ka nisur tek sheshi ‘Nënë Tereza’.
Artisti i cili ka shënuar rekorde suksesi kombëtare e ndërkombëtare ka rritur të bëjë bashkë 18 mijë fansa të cilët pëlqejnë muzikën e tij. Artistët e parë që ndezën skenën e ‘Alpha Show’ janë dy reperët Finem dhe Solo ose siç njihen ndryshe ‘KPT’. Pritet një super atmosferë nga artistët e tjerë, pasi reperi ka ftuar rreth 40 artistë vendas dhe të huaj në koncert.
Ndërsa do të këndojë për herë të parë edhe Stresi pas “rilindjes” së miqësisë midis tyre.