Superiorja çel siparin më 19 gusht me ndeshjen e javës së parë mes Kukësit dhe Tiranës. Në “Kukës Arena” skuadrat do kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë rrugëtimin e ri.
Klubi i Kukësit ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ndodhet në Tiranë duke zhvilluar përgatitjet e fundit. Më tej verilindorët tregojnë se në vijim do publikohen dhe çmimet e biletave për sfidën e shtëpisë.
Postimi i Kukësit:
Ekipi ka vijuar pasditen e sotme me përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Tiranës. Skuadra ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kompleksin “Football Republic”, teksa edhe ditët në vijim, stërvitja do të zhvillohet në kryeqytet.
Ndeshja me Tiranën është planifikuar të luhet ditën e premte duke nisur nga ora 17:00 në stadiumin “Kukës Arena”, teksa ditët e ardhshme do të publikohen edhe çmimet e biletave për ndeshjen.