Shkëputja e energjisë elektrike në koncertin e Noizy-t, reagon OSHEE

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike SH.A, OSHEE ka reaguar lidhur shkëputjen e energjisë elektrike në koncertin e Noizy-t.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, OSHEE njofton se problemi ka qenë i brendshëm dhe i menaxhueshëm nga organizatorët e koncertit.

Sakaq shton se fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga pajisjet brenda regjisë, të cilat menaxhohet nga organizatorët. Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës, e cila menaxhohej nga organizatorët privatë.

Nga verifikimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

Theksojmë se NUK ka pasur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *