Gazetari Blendi Fevziu ka ndarë një detaj interesant, ku tha se kryedemokratin Basha vite më parë e ka patur nxënës. Në emisionin “Dola te Ola”, kur gjatë programit u shfaq fotoja me kreun e PD-së, Blendi zbuloi një fakt që askush nuk e dinte.
Ai tha se Lulzim Bashën e ka patur nxënës në gjimnazin “Sami Frashëri”, ku i dhënë disa orë mësimi teksa Blendi bënte stazhin si mësues.
“Një herë kam dashur ta nxjerr nga klasa, por mësuesja e letërsisë më tha se Basha ishte nga nxënësit shumë të mirë. Gjithmonë kam patur raporte të mira me të”, tha ai.
Presidentin Ilir Meta, Blendi Fevziu e ka njohur që kur ka qenë fëmijë, pasi kanë qenë bashkëmoshatarë në shkollë. “Ka qenë bashkudhëtari im”, tha ai.