Vizita e parë zyrtare pas marrjes së detyrës, Presidenti Begaj pritet nga Osmani

Presidenti i Republikës Bajram Begaj po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Republikën e Kosovës, pas marrjes së detyrës së kreut të shtetit. Begaj u prit në një ceremoni zyrtare nga homologia e tij, Vjosa Osmani, nga e cila erdhi edhe ftesa, për të vijuar me takime të nivelit të lartë edhe gjatë ditës së nesërme.

Kjo vizitë e Presidentit Begaj në Prishtinë shënon ndalesën e tij të parë jashtë vendit që prej momentit kur u zgjodh në postin e Kreut të Shtetit.

Begaj u prit nga Osmani me një ceremoni të veçantë, ndërsa u nderua dhe nga Forcat e Armatosura të Kosovës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *