Një grup trafikantësh të drogës është identifikuar dhe shkatërruar në Romë.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë 7 persona, një prej tyre 63-vjeçari shqiptar, i cili kishte 16 gramë kokainë të fshehur në një zgavër të vogël nën timonin e makinës.
Aksioni nuk u ndal me kaq, pasi në pranga përfunduan edhe 4 trafikantë të tjerë droge. Mësohet se grupi kishin lidhje me njëri-tjetrin dhe e shisnin drogën në zona të ndryshme. Gjatë aksionit u sekuestruan lloje të ndryshme droge, kokainë, heroinë dhe kanabis