Ndërtoi pa leje, procedohet penalisht një person

I . S., është proceduar penalisht nga blutë e Korçës pasi kishte ndërtuar një ndërtesë pa leje.

Burime bëjnë me dije se I.S., banonte në fshatin Strelcë në Maliq. Ndaj tij rëndojnë akuzat e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. S., banues në fshatin Strelcë, Maliq, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në këtë fshat, kishte ndërtuar një ndërtesë druri, pa dokumentacionin përkatës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *