U takua me homologen e tij, Begaj: I përkasin një trungu, mbështes Kosovën për konfliktin në kufi

Presidenti Bajram Begaj është takuar këtë të hënë me homologen e tij, Vjosa Osmani.

Përmes një deklarate për mediat, Begaj tha se mbështet Kosovën për konfliktet në kufi, si dhe Serbia duhet të njohë pavarësinë e këtij vendi.

Sakaq shtoi se të dy vendet i përkasin të njëjtit trung dhe brezat duhet të ecin para me urtësi dhe maturi.

“Përshëndes maturinë e Kosovës në krizën e 31 korrikut, si dhe mbështes vendimin për të vendosur kufijtë. Realiteti i Kosovës për pavarësi dhe shtet i pavarur është i panegociushëm. Njohja e Kosovës nga Serbia është kusht për anëtarësimin në BE. Kosova dhe Shqipëria janë faktor stabiliteti në rajon. Duhet të ketë objektiv parësor. Vlerësuam se bashkëpunimi mes dy vendesh duhet të vijohet me punë intensive, për të shfrytëzuar potencialet ekonomike. Jo vetëm do forcojmë pozitat ekonomike, por do sjellim panoramë tjetër. Një aspekt tjetër është ai i arsimit, për enciklopedinë shqiptare, gjuhës dhe trashëgimisë. Vetëm një qasje bashkuese, do mundësojë që brezat të ritën dhe arsimohen se i përkasin të njëjtit trung. Duhet të ecim para me urtësi dhe maturi”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *