A do sekuestrohet porti i Durrësit? Meta: Rrezikon mos të jetë më pronë e shtetit, gabimi i Ramës është shumë i rëndë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me aferën për portin e Durrësit.

Përmes një konferencë për mediat, Meta kërkoi që qeveria të bëjë të ditur emrat e pronarëve të kompanisë, të cilët janë shpallur investitorë strategjikë.

Sakaq shtoi se kjo është aferë më e rëndë se ajo e inceneratorëve, pasi porti rrezikon të mos të jetë më i shtetit.

“Të bëhen të ditur pronarët e kompanive, porti i Durrësit është pasuri e madhe. Qeveria ka harruar se Kuvendi e kontrollon. Porti nuk do të jetë i shtetit, është afera më e rëndë. Investitori më strategjik është populli shqiptar. Kush hyn në aventura me një njeri të madh, që është në fundin e tij bën gabim të madh. Afera është me e rëndë se ajo e inceneratorëve. Janë marrë shumë detyrime, përfshirë dhe korridoreve evropiane. Rruga e transparencës mund t qetësojë këtë situatë, ndryshe Rama i ka llogaritur keq gabimet për këtë aferë të rrezikshme”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *