Mbi 135 vepra/ Ndahet nga jeta shkrimtari dhe akademiku i njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare shkrimtari dhe akademiku i njohur Kapllan Resuli.

Mësohet nga miqë dhe familjarë se ai ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë në Gjenevë të Zvicrës ku jetonte prej shumë vitesh.

Kapllan Resuli është autor i  plot 135 veprave në zhanrin e letërsisë dhe studimeve albanologjike. Veçojmë romanin Tradhtia veper e cila e bëri të njohur për publikun  . Kjo vepër e gjen zanafillën në kampin e përqendrimit të të burgosurve në Idrizovo, rreth 10 km larg Shkupit, ku edhe lindi dhe u strukturua si roman.

Kapllan Resuli i njohur edhe si Kaplan Burovi, ka qenë ndër shkrimtarët e parë në prozë mes shqiptarëve të Jugosllavisë. Pasi u burgos në Jugosllavi, u kthye në Shqipëri ku po ashtu u internua dhe më tej u burgos për 20 vite të tjera.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *