Artileria ukrainase duket se ka goditur selinë e grupit mercenar rus të batalionit Wagner në Popasna, Donbass.
Kjo është bërë e ditur nga burime zyrtare lokale, të cituara nga BBC, të cilët nuk shprehen për viktimat e sulmit dhe as nuk japin detaje të mëtejshme.
Grupi paraushtarak Wagner vepron gjithashtu në Siri, Libi, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali dhe akuzohet për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Kremlini ka mohuar se grupi është i lidhur me Rusinë.