Një numër i lartë emigrantësh numërohen në doganën e Kapshticës.
Burime për median bëjnë me dije se në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 7 mijë persona dhe kanë dalë rreth 4 mijë. Mësohet se është rritur numri i sporteleve nga 3 nga sa ishte në fundjavë. Sakaq gjatë gjithë fundjavës kanë hyrë në total 16 mijë emigrantë, ndërsa kanë dalë 8 mijë të tillë.
Ndërkohë në portin e Vlorës kanë hyrë 23 mijë persona dhe kanë dalë 8645 pasagjerë, ku pritet të vijnë më shumë pushues se vjet.