Po vdes nanë, sot po vdes

Nuk janë të pakët shqiptarët që guxuan dhe ngritën krye kundër diktaturës dhe komunizmit në Shqipëri. Shumë intelektual dhe fetar dolën kundër sistemit dhe fati i tyre dihet. Ata u masakruan u torturuan dhe më pas pushkatuan. Një pjesë tjetër u burgosën për vite me radhë ose u internuan në kampe të ndryshme. (Vështirë të përcaktohet kush ishte më me fat.) Mbase torturat e tyre ishin më të mëdha se e atyre që vdiqën sepse pas burgosjes vazhdonin keqtrajtimet çnjerëzore.

Një nga emrat që ngriti krye kundër komunizmit ishte Marie Tuci, një vajzë e re nga Mirdita që sfidoi diktaturën duke dhënë shpirt në duart e xhelatëve.

Për ta torturuar ata e zhveshën dhe e futën në një thes bashkë me një mace të egër. Hetuesit e godisnin macen e egër me gjëra të forta duke e egërsuar edhe më shumë. Pas disa orësh vajzën e nxorën nga thesi të masakruar dhe të shqyer.

Ajo vdiq në spitalin e Shkodrës dhe u rendit ndër 238 martirët e Kishës Katolike. Sakrifica e saj u vlerësua nga Papa dhe nga Vatikani.

 

Po vdes nanë, sot po vdes

Nan’ e dashtun,sot po vdes
më kan futur,në një thes
lakuriq, tok me një mace
më kan mbyll ,në thes linace

N’burg të Shkodrës,po m’del shpirti
po ma merr nan’, shef Seiti
jashtë thesit, shqip po flasin
më shqelmojn’ e më godasin
ligësia, nuk ka ngjyrë
shqelm në bark, shqelm në fytyrë!

Po vdes nanë, sot po vdes
një lëmsh gjaku, brenda n’thes
nuk ka vend imagjinata
kriminel, shpirtzinj si nata
më kan ça, bark e zorrë
hajde nan, e ver’ një dorë!

Mbaju nan’, mbaju burrneshë
më sill teshat, e m’vish murgeshë
mos qaj nan, jam bij Mirdite
s’na kan mposht, tash ndër vite
as dhe shkau, as dhe turku
as Enveri, as dhe burgu
as bollshik, e as titista
as hetues, as komunista!

Po vdes nanë, moj un’ e zeza
shko më sill, një palë ndresa
njëzet e dy, sapo kam mbush
nuk du’ nan’, me m’qa kurkush
as n’ Orrosh, e as Ndërfush
as në bjeshkë, atje thellë
as në Fan, e as në Kthellë
as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë
as kurkund, nëpër Mirditë

Zoti nan, ka pat’ mëshirë
më ka dërgu, të vdes e lirë
më sill ndresat, po të pres
po vdes nanë, sot po vde

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *