Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë në botë që miratoi një vaksinë anti-COVID të krijuar posaçërisht edhe për variantin Omicron. Mediat e huaja bëjnë me dije se kompania ‘Moderna jab’ ka marrë marrë miratimin, pasi plotësonte standardet e rregullatorit të Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë, cilësinë dhe efektivitetin.
“Gjenerata e parë e vaksinave kundër COVID-19 që përdoret në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të sigurojë mbrojtje të rëndësishme kundër sëmundjes dhe të shpëtojë jetë. Ajo që na jep kjo vaksinë bivalente është një mjet i mprehtë në armaturën tonë për të na ndihmuar në mbrojtjen kundër kësaj sëmundjeje ndërsa virusi vazhdon të evoluojë”, tha Stephane Bancel, shefi ekzekutiv i Moderna.
Mësohet se vaksina pritet të miratohet nga BE në shtator.