Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në kryeqytet në zonën e Komunës së Parisit. Bëhet me dije se një kalimtar është goditur nga një automjet teksa kalonte rrugën.
Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur dhe ambulanca.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Pritet ekspertiza e grupit hetimor për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes.