Pas sulmit të Selman Rushdie ka pasur shumë reagime, ndërsa krijoi edhe polemika diplomatike.
Në orët e fundit, Irani ka mohuar “kategorikisht” çdo lidhje me personin që sulmoi dhe plagosi novelistin Salman Rushdie.
Kështu, autoritetet iraniane kanë fajësuar vetë shkrimtarin.
Rushdie, 75 vjeç, mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë në skenë teksa mbante një fjalim në New York.
“Askush nuk ka të drejtë të ngrejë akuza kundër Iranit për sulmin e ndaj Salman Rushdie, për të cilin ai është fajtor pasi denigroi myslimanët e botës”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme në Teheran.
Romancieri, i cili ka jetuar nën kërcënimin me vdekje për dekada për shkak të librave të tij që Irani i cilëson pasazhe blasfemike, tanimë ka dalë nga gjendja e intubimit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, akuzoi mediat shtetërore të Iranit se shfaqën gëzim për sulmin duke e quajtur sjelljen e tyre “të neveritshme“. Shkrimtarët dhe politikanët në mbarë botën e kanë dënuar sulmin.
Mediat iraniane e kanë komentuar gjerësisht sulmin, duke e quajtur atë “shpagim hyjnor“.
Transmetuesi shtetërore i Iranit nënvizoi lajmin se Rushdie mund të humbasë një sy pas sulmit, duke cilësuar se “një sy i Satanit është verbuar“.
Romancieri u detyrua të fshihej për gati 10 vjet pas botimit të Vargjeve Satanike në 1988. Shumë myslimanë reaguan duke argumentuar se portretizimi i Profetit Muhamed ishte një fyerje e rëndë për besimin e tyre.