Çmimi i naftës ka pësuar një ulje të konsiderueshme, për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Ulja e fundit e ka shtyrë naftën bruto brent, në një nivel prej 92,78 dollarësh. Ky është niveli më i ulët që përpara se Rusia të fillionte pushtimin në Ukrainë.
Rënia e madhe e çmimit të naftës këtë të hënë, përputhet saktësisht me nivelin më të ulët të mëparshëm pas pushtimit, i cili u arrit më 5 gusht.
Çmimi arriti kulmin më 7 mars, me 139,13 dollarë, kur shqetësimet për furnizimet nga Rusia kapën kulmin. Ata kanë mbetur mbi 100 dollarë për shumicën e kohës që atëherë, një nivel i parë rrallë në histori