Një 22-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Shtetasi me iniciale M.F., akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Manzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin M. F., 22 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.