Rama nxjerr shifrat: 76 mijë turistë amerikanë kanë vizituar Shqipërinë gjatë shtatë muajve të fundit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me ecurinë e sezonit turistik, këtë herë duke publikuar numrin e turistëve që kanë vizituar vendin tonë.

Përmes një postimi në ‘Facbook’, Rama shkruan se Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj.

Sakaq shton se rreth 76 mijë turistë amerikanë kanë vizituar Shqipërinë, si dhe 13 mijë nga Kanadaja.

Statusi i plotë:

Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj?
Dy blogerët kanadezë ?? Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikane ?? kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike?
?7️⃣6️⃣ mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë;
?E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 1️⃣3️⃣ mijë vizitorë krahasuar me 5️⃣ mijë të së njëjtës periudhë vjet?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *