Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me aksin Palasë-Dhërmi, ku do të nisë një investim i ri.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama shkruan se në këtë zonë do të ketë një investim me hotele me 5 yje, ku sipas tij kjo do të çojë në ngritjen e turizmit në një nivel tjetër.
Sakaq shton se po punohet edhe për rrugën e re të lidhur me tunelin e Llogarasë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë
Postimi i plotë:
?Në aksin Palasë-Dhërmi, ku po zhvillohet një program i tërë investimesh në hotele me 5⭐️ që do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër, po punohet edhe për rrugën e re të lidhur me tunelin e Llogarasë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë?♀️???
Kanë përfunduar të gjitha veprat e artit dhe ndërtimi i sistemit terramesh?