Dy ditë para takimit me Vuçiç, Kurti intervistë për BBC: Kemi nevojë për një marrëveshje me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, më 18 gusht në Bruksel, ka thënë se pret më shumë Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për BBC në formatin serb, Kurti tha se ai beson se BE-ja mund të jetë më aktive dhe më e qartë.

“Ne kemi të drejtë të presim më shumë nga BE-ja, veçanërisht të tregojë më shumë qartësi dhe vendosmëri në lidhje me qëndrimet e veta, veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjarjet si barrikadat dhe incidentet e fundit në veri të Kosovës”, tha ai.

Në lidhje me vendosjen e reciprocitetit të targave, Kurti tha se dy rrugë janë, ose do të jenë të dyja shtetet me dokumente hyrje-dalje ose do t’i anulojnë të dyja ato.

“1 shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato,” tha ai.

Ai ka thënë se “nuk e përjashton”, dhe ka shprehur shpresën se do ta diskutojë me Vuçiçin si pjesë e temave aktuale. I pyetur nëse kjo ishte platforma e tij negociuese për bisedimet e Brukselit, Kurti tha se një propozim të tillë ia ka paraqitur tashmë Vuçiçit, në takimin e organizuar në kuadër të iniciativës së bashkëpunimit të liderëve rajonalë Brdo Brioni.

“Unë i thashë – njihni dokumentet e Kosovës dhe ai më tha se është e papranueshme sepse kështu do ta njihni pavarësinë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se i ka thënë presidentit të Serbisë se kjo nuk është e vërtetë.

“Edhe pse do të ishte mirë, i thashë se nuk është e vërtetë – Sllovakia, Greqia, Rumania nuk e njohin pavarësinë, por i njohin dokumentet e Kosovës. Ne do të vazhdojmë me fushatën informuese për ndërrimin e targave me përfitime të shumta pa taksë mbi vlerën e shtuar, akcizë dhe detyrime”, tha ai.

I pyetur se çfarë do të bëjnë nëse askush nuk i ndërron targat, Kurti u përgjigj: Beogradi është i shqetësuar sepse mendon se njerëzit do ta pranojnë zëvendësimin, është në favor të serbëve nga Kosova. Por është e qartë për mua se edhe kur të përfundojë procesi, nuk do të jetë fundi – ne kemi nevojë për një marrëveshje me Serbinë sepse gjithçka është e pjesshme derisa të arrijmë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, bazuar në njohjen reciproke.

Kurti dhe Vuçiç do të takohen me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *