Kriza energjitike/ Berisha: KESH është me zero depozitë, vendi ndodhet në një kolaps energjitik

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me krizën energjitike në vend.

Përmes një postimi në ‘Facbook’, Berisha ka publikuar një mesazh nga një qytetar i cili pohon se importi i energjise elektrike nga KESH sh.a eshte zero.

Berisha thekson se vendi në vjeshtë do të përballohet me kolapsus energjitik.

Postimi i plotë:

Qeveria zbraz digat! Garanton terrin!

OSSHE e falimentuar nuk blen dot energji.

Zbrazja e digava në gusht paralajmëron kolaps energjitik në vjeshtë.

Kosova nuk po ndihmohet me energji nga KESH, por po kthen energjinë e depozituar nga KEK tek KESH. #sb

– – – –

Pershendetje Doktor ! Ndjes per shqetesimin . Doja te Ju informoja qe importi i energjise elektrike nga KESH sh.a eshte zero. Po prodhohet vetem me kaskaden  e drinit. Ne keto kushte po ulin ne menyre drastike nivelin e kaskades . Doja te Ju informoja qe Kosoven nuk po e ndihmojne por KESH sh.a po kthen sasine e energjise qe ka marre ne Kosove ne muajin korrik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *