Të dy liderët e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë duke zhvilluar takime në qytete të ndryshme të vendit në të njëjtën periudhë kohore.
Kreu i PS, Berisha është duke mbajtur diskutime me takim me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar në lidhje me problematikat që hasin këta të fundit, ndërsa presidenti Ilir Meta i cili ka marrë në dorëzim Partinë e Lirisë është duke mbajtur takime me përfaqësuesit lokalë në Vlorë në lidhje me çështjet kryesore që po shqetësojnë vendin këto kohë, siç është afera e inceneratorëve, kriza ekonomike, energjetike etj.