Meta i prerë, tregon kushtin për kualicion në lidhje me Partinë e Lirisë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me nismat që pritet të marrë Partia e Lirisë për krijimin e një koalicioni në të ardhmen.

Meta tha se do të jetë populli ai i cili do të vendosë për referendumin, ku theksoi se nuk ka një kusht për të realizuar këtë kualicion me parti të tjera.

Sakaq theksoi se kushti i vetëm për koalicion është referendumi dhe jo pazaret.

“Vendi është përballë një rreziku, nëse ikin edhe 100-200 mijë shqiptarë do të jetë fatale, që ndalohet kjo duhet të japim besimin se po luftojmë për këta njerëz dhe angazhimi për referendum synon pikërisht këtë. Rivendosje e kontrollit të popullit. Populli e vendosi me referendum në 28 nëntorin e ‘98 por praktikisht ata kanë bërë çdo përpjekje që të kemi një ligj që pamundëson referendumin. Ky është angazhimi ynë i parë në çdo angazhim e koalicion në të ardhmen. Kushti jonë nuk është marrim kaq apo aq bashki. Kushti ynë është koalicion me ne baraz me referendum”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *