Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar.
Gjatë diskutimit mësuesja nga Elbasani, Danjela Saliaj tha se është pushuar nga puna vetëm sepse ka mbrojtur votën e qytetarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Sakaq shtoi se është larguar padrejtësisht nga puna, duke e njoftuar vetëm me një telefonatë ku i njoftohej se vendi ku ajo ishte e punësuar do mbyllej.
“Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare isha numëruese në pallatin e sportit me grupin e Taulant Ballës. U desh të mbronim votën e qytetarëve të Elbasanit me bindjen time, sakrificën dhe idealet e mia. Pas asaj ngjarje, më morën në telefon dhe më thanë të paraqitesha në zyrën vendore se kërkohesh nga drejtoria arsimore, më thanë se s’do jesh më mësuese se vendi i punës do të mbyllet. Jo shkolla ku punoj, por vendi im i punës. Fillova me mekanizmat e mia, Luçiano Boçi më ndihmoi shumë duke e bërë çështjen time mediatike. Lanë një nënë dhe dy fëmijë rrugëve jetimë, me idenë se do më gjunjëzonin, por nuk ia arritën qëllimit të tyre”, tha ajo.