Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar.
Gjatë diskutimit mësuesja Donika Haxhiraj ka ndërhyrë duke i ‘rrëmbyer’ mikrofonin ekspertes së arsimit, pasi drejtuesja e takimit Floriana Garo nuk ia dha fjalën.
Haxhiraj tha se mësuesit e kanë të ‘ndaluar’ të flasin, pasi nuk i jepet fjala në lidhje me sfidat që kanë në profesionin e tyre.
Sakaq në këtë moment ka ndërhyrë Garo e cila ju drejtua se fjala i është dhënë të gjithë atyre që e kanë kërkuar.
Pjesë nga diskutimi:
Donika Haxhiaj: Jo në mungesë respekti por desha të them diçka se desha të ja marr mikrofonin në formë pak të dukshme jo ashtu kot. Ne mësuesit, ne të bazës, ne që bëjmë 24 orë mësimi në javë, që gjithë pasdite korrigjojmë detyrat nuk na i jep njeri mikrofonin, duhet ta marrim.
Floriana Garo: Më falni nëse mund të prezantoheni.
Donika Haxhiaj: Jam Donika Haxhiaj dhe vij nga Lezha
Florjana Garo: Kjo nuk është e vërtetë, mikrofoni po kërkohet dhe jepet
Ndërhyn Sali Berisha: Florjana e ka në mënyrë figurative