Sherret dhe diss-et midis Stresit dhe Noizy-t i përkasin të shkuarës. Së fundmi, ata bënë paqe dhe madje performuan krah njëri-tjetrin në koncertin “Alpha Show”. Mirëpo, vite më parë ata ishin në konflikt të hapur me njëri-tjetrin. Nuk mungonin sherret banale, ku janë përfshirë dhe fansat e tyre.
Rastet e dhunës mes të rinjve, ndjekës të dyshes, atë kohë ishin shtuar frikshëm. Në Prill të vitit 2010, një ngjarje e rëndë ndodhi pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, ku u masakrua me 11 thika në trup, Denis Dollapi, mbështetës i Stresit. Përplasja me grupin kundërshtar, rezultoi fatkeqe për 19-vjeçarin asokohe.
Së fundmi, në një intervistë televizive, marrë shkak nga komentet e ditëve të fundit, reperi është pyetur lidhur me këtë çështje. Noizy shprehu keqardhje për ngjarjen e rëndë, duke thënë se anëtarët kryesorë të grupeve nuk kishin asnjë lidhje dhe se gjithçka kishte ndodhur mes fansave.
“Përveç neve që kishim problemet tona, dhe ndjekësit tanë kishin probleme në klasa, në rrugë. Incidenti ka qenë se dy fansave të grupeve tona dhe fatkeqësisht një nga djemtë e palës tjetër ndodhet në koma. Unë ashtu nuk dua të shoh as armikun më të madh. Është për të ardhur keq.”, tha Noizy.