Përkujtohet 73 vjetori i masakrës së Qafë Valmirit

Në Mirditë zhvillohet përkujtimore për 73 vjetorin e masakres së “14 Martirëve të Demokracisë” e kryer nga diktatura komuniste në vendin e quajtur Shpalë- Qafa e Valmirit.

73 vjet më parë diktatura komuniste pushkatoi 14 persona të shquar të krahinës, në Masakrën e Qafës së Valmirit:

1. Preng Ded Gjomarkaj, Orosh, varet në litar.
2. Pjetër D. Vila, Kaçinar, varet në litar.
3. Dodë Mark Biba, Kthellë Epër, varet në litar
4. Pjetër Paloka, Kaçinar, varet në litar
5. Nikollë Bardhok Bajraktari, Rrëshen, pushkatohet.
6. Llesh Gjon Melyshi, Malaj, pushkatohet.
7. Nikoll Llesh Bajraktari, Orosh, pushkatohet.
8. Ndrecë Mark Ndoj, Kaçinar, pushkatohet.
9. Bardhok Dodë Gjini, Prosek, pushkatohet.
10. Gjok Gjin Kaçi, Bukmirë, pushkatohet.
11. Gjergj Beleshi, Kthellë Epër, vritet për të vëllanë, Dodën.
12. Ndoc Gjet Cupi, Blinisht, pushkatohet.
13. Preng Shkurt Nikolli, Orosh, pushkatohet.
14. Frrok Mata, Kaçinar, pushkatohet.

Viktimat e kësaj masakre nga viti vitit 1993 janë “Martirë të Demokracisë “, me Dekretin e Presidentit të Republikës Nr. 631 me këtë motivacion:

“Atdhetar me shpirtë e veprimtari, aktivistë të vendosur e mbeshtetës të shquar të luftëtarëve të maleve shqiptare kundër diktaturës komuniste . Të ekzekutuar në shenjë hakmarrje nga terrorizmi i kuq, emri i tyre mbetet në altarin e demokracisë shqiptare.”

Me 21 Qershor 2017 , Presidenti Bujar Nishani të 14 Martirëve të Demokracisë u ka dhënë ” Dekoratën e Artë të Shqiponjës “.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *