Një vrasje me armë zjarri është shënuar mesditën e sotme në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’ në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Hajro Çakërri’, ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të një automjeti BMW X5, duke lënë të plagosur një person.
Ky i fundit me inicialet B. B., rreth 40 vjeç , ka ndërruar jetë në spital. Duket se kemi të bëjmë me një atentat, pasi automjeti që ka qenë shënjestër e plumbave, është qëlluar disa herë në pjesën e përparme të tij.
Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë që një ekip është nisur drejt vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plota të saj.