Gafa e Brukselit me Albin Kurtin, e quan lider të opozitës dhe jo Kryeministër

Ka nisur me një gafë të madhe takimi i kryeministrit Albin Kurti në Bruksel me përfaqësuesit e lartë të BE. Në faqen ku publikohen njoftimet me takimet përkatëse dhe kohën Albin Kurti përmendet si kryetar i opozitës dhe jo si kryeministër. https://audiovisual.ec.europa.eu/en/ebs/2/20220818

Në fakt nuk është hera e parë që Brukseli bën gabime të tilla dhe jo vetëm me Albin Kurtin. Kryministri Kosovar ka nisur takimin në orën 09.30 dhe më pas në orën 10:00 ka nisur takimi i presidentti të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në orën 10:30 do të jetë takimi trilateral pra midis Kurtit , Vuçiç -it dhe Josep BORRELL FONTELLES, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.

Ky i fundit do të ketë një deklaratë për shtyp gjatë ditës së sotme por koha e konferencës ende nuk dihet pasi kjo varet nga kohëzgjatja e takimit trilateral

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *