Në Bruksel nis takimi Kurti-Vuçiç, asnjë nuk përshëndet. Brukseli korrigjon gabimin në web

Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

 

Fillimisht ka pasur takime dypalëshe midis përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe liderëve. Takimi midis Kurtit dhe Borrellit është mbajtur nga ora 09:30, ndërkaq në 10:00 shefi i diplomacisë evropiane është takuar me Vuçiç-in.

 

Sic shihet edhe në videon e takimit as Kurti dhe as Vuçiç nuk i japin dorën njeri-tjetrit edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë takuar edhe më parë në koridoret e selisë së Komisionit Europian. Ndërkohë faqa e web-it e Komisionit Europian korrigjoi gabimin e bërë më herët ku e kishte etiketuar Albin Kurtin si lider të opozitës kosovare duke e  shkruar më në fund si kryeministër të Kosovës.

Ajo që bie në sy në video është se Albin Kurti duket i qeshur në këtë takim ndërsa presidenti Serb shumë serioz dhe ndoshta i mërzitur.

https://audiovisual.ec.europa.eu/en/video/I-229151

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *