Greqi/ Dhia shkeli në tokën e tij, shqiptarit i humbet durimi dhe godet me thikë fqinjin

Një 68-vjeçar shqiptar ka goditur me thikë fqinjin e tij, pasi një dhi kishte shkuar në tokën e tij. Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur një ditë më parë, në një fshat të Greqisë, e protagonist është bërë një shqiptar.

Lajmin e rëndë e kanë përcjellë mediat greke, ku shkruajnë se shqiptari mori thikën dhe goditi fqinjin e tij grek, vetëm sepse dhia e këtij të fundit kishte shkelur në tokën e 68-vjeçarit.

Pas goditjes, greku u dërgua me urgjencë në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra. Pas krimit, shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, është arratisur dhe është shpallur në kërkim nga policia, e cila po e kërkon në zonën rurale të Mitilinit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *